Ujësjellësi ka njoftuar sërish për mungesë të ujit të pijes në disa pjesë.
Kujtojmë se pas reshjeve të shiut, rajoni i Mitrovicës po përballet tash e disa ditë me mungesë të ujit, shkruan Jepi zë.
Njoftimi i radhës nga Ujësjellësi:
NJOFTIM
Si pasojë e vërshimit të lumit “Lushta” është këputur gypi i ujit i cili kalon mbi këtë lum. Prandaj kjo ka bërë që rrugët: “Avni Zajmi” dhe “Ferki Aliu” të mbesin pa furnizim me ujë të pijes.
Ekipi i mirëmbajtjes po monitoron situatën në teren dhe në momentin që krijohen kushtet për intervenim, do të punohet në sanimin, respektivisht rikyçjen e gypit të këputur.
Ju faleminderit për mirëkuptimi tuaj!





























