Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë nesër në Mitrovicë.
Do të zhvillohet një takim me qytetarë, me ç’rast do të prezantohet buxheti 2023, shkruan Jepi zë.
Të pranishëm do të jenë edhe Ministrat Hekuran Murati dhe Elbert Krasniqi.
Takimi do të mbahet nesër në orën 17:00, në teatrin e qytetit “Muharrem Qena”.






























