Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka pasur akuza të rënda për kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.
“Një kryeministër që fragmenton, ndanë, therrë pas shpine këdo e për interesa puro personale dhe nga paranojat e thella të njejta me ish-sistemet komuniste”, ishin fjalët e Abazit për ish-shefin e tij në kohën sa ishte në VV.
Ky reagim i Abazit vjen pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti pati kritika për një pjesë të opozitës e cila po refuzon t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Sot në Kuvend prap sulmoi opozitën për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke dashtë me u viktimizu e me fajsu të tjerët për dështimet në çdo sektorë, ama çdo sektorë. Ka dy vite që është nënshkru marrëveshja me MCC për bateritë dhe as që ka fillu realizimi i tij. Tranzicioni energjetik jo që nuk po ndodhë por po lulzon tregtia me qymyr gjithëandej ndërsa pyjet po masakrohen nga prerësit ilegal e gjysëm legal!”, tha ai.





























