Brenda zyrës së Sindikatës së minatorëve të Trepçës mbrëmë në orët e vona është zhvilluar një takim mes kryesisë së sindikatës dhe disa deputetëve të pushtetit. Por, a u arrit ndonjë marrëveshje në negociatat e gjata?
“Në fund patëm një takim ku nuk morëm asgjë”, pa sukses përfunduan negociatat e gjata të ditës së djeshme ndërmjet Sindikatës së Trepçës dhe deputetëve të pushtetit.
Kështu konfimroi këtë mëngjes për Gazetën Sinjali, Ibrahim Januzi, kryesindikalisti i minatorëve të “Trepçës” në minierën e “Stan Tërgut”.
Ai tha se nuk arritën të marrin vendimin për realizimin e kërkesave, pavarësisht se fillimisht u pajtuan që ato të realizoheshin nga Qeveria e Albin Kurtit.
“Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi arritëm me deputetët e pozites marrveshje që të realizohen kërkesat e minatorëve”, tha Januzi për Gazetën Sinjali, i cili zbuloi se pavarësisht bisedimeve në fund nuk morën atë që dëshën.
Kështu tha kryesindikalisti Januzi pas takimit që është mbajtur mbrëmë në zyrat e Sindikatës me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, e që ishin Armend Muja, Arjeta Fejza, Halil Thaçi, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë.
Ky takim erdhi pas atij që gjatë ditës patën sindikalistët e minatorëve me deputetët të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të Ministrisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Minatorët e Mitrovicës tash e nëntë ditë janë në grevë dhe po kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, paga të rregullta, sigurime shëndetësore dhe largimin e kryeshefit të ndërmarrjes.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Menaxhmenti i Minierës së Trepçëska marrë vendim që t’ua ndalojë mëditjet e rregullta dhe pagesën për shujtë të gjithë minatorëve që janë në grevë.
Pagesat e ndaluara do të llogariten nga data e fillimit të grevës, më 24 tetor.
Në arsyetim të vendimit, menaxhmenti i Trepçës thotë se punonjësit e kanë bojkotuar punën pa paralajmërim, shkruan Gazeta Sinjali.
Dy ditë më parë ky menaxhment ka suspenduar nga puna Kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Januzin, nënkryetarin Destan Kërleshi, dy anëtarët e kryesisë, Gani Osmani, Fevzi Ademi dhe minatorin Esat Meha, me arsyetimin se e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues.
Ndryshe, këtë mëngjes nddërmarrja “Trepça” ka thënë se minatorët në Artanë dhe Kishnicë kanë ndërprerë grevën e nisur që disa ditë.
“Minatorët e Artanë dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i mençur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës”, thuhet në njoftim të “Trepçës”, shkruan Gazeta Sinjali.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Kombinati Trepça, në të kaluarën ka qenë një ndër ndërmarrjet më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi.
Produktet kryesore, të cilat i prodhon Trepça janë: koncentrati i plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve tjera.





























