Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i policisë në drejtorinë rajonale policore në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se bastisjet u kryen në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.
“Po, këto basitisje lidhen edhe me sulmin që ndodhi në Banjskë” – tha Elshani.
KALLXO.com mbrëmë raportoi edhe për disa bastisje tjera që u kryen në Leposaviq, por që nuk lidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit.Nga këto bastisje në këtë qytet, policia sekuestroi tri vetura që i përkasin Komunës së Leposaviqit.





























