Para 20 ditësh, një grup policësh morën ndërrimin e punës në kufirin në Jarinje dhe stacionin mobil të Policisë afër këtij kufiri.
Por, barrikadat bënë që ndërrimi i tyre të zgjas 3 javë, pasi çdo rrugë u bllokua, shkruan Jepi zë.
E tek sot, ata policë do të kthehen në kampin e Policisë e më pas në shtëpitë e tyre.
Siç mësohet, tani me hapjen e rrugës, ndërrimi do të bëhet normalisht në pikën kufitare në Jarinje.
Ndërkohë që në pikën kufitare në Bërnjak, ende nuk dihet kur do të ndërrohen policët, duke ditur që ajo zonë ende nuk është e hapur për qarkullim.





























