Portali “Qyteti i Mitrovices” ka mësuar përmes burimeve të veta në KFOR se droni ushtarak që ra në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë iu takon atyre.
Burimi nga KFOR-i u përgjigj me pohim në mënyrë jozyrtare se droni ishte pjesë e trupave ndërkombëtare të NATO-s.
Rrezja e veprimit të këtij droni ishte 5 deri në 10 kilometra, çka tregonte se ishte lëshuar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur rrëzimi.
Nuk dihet nëse rrëzimi i tij tregonte për ndonjë defekt teknik apo nëse ishte goditur nga ndonjë trup tjetër.