Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Ilir Pecit po i “pëlqen” pozita e kryetarit të Zveçanit, thotë se nuk jep dorëheqje

22/10/2023
in LAJME
Ilir Pecit po i “pëlqen” pozita e kryetarit të Zveçanit, thotë se nuk jep dorëheqje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, në një intervistë, ka thënë se tash për tash nuk do të jap dorëheqje.

Ai shprehet se ende nuk ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare për dorëheqje nga qeveria dhe as nga ndërkombëtarët, andaj thotë se është shumë herët të flasë për një gjë të tillë.

Sipas tij, ngjarja e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka qenë sulm terrorist i organizuar nga Serbia dhe kjo e fundit duhet të dënohet nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Peci: Nuk e di nëse do ta përfundoj mandatin e plotë, në veri gjithçka ndërlidhet me politikë,

‘Ka qenë një sulm terrorist i organizuar nga Serbia… Ka qenë një ditë shumë e vështirë për mua si kryetar komune, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Mirëpo, falë policisë gjithçka brenda asaj dite ka përfunduar mirë dhe tani situata është më e qetë dhe gjendja është stabilizuar pak në Komunën e Zveçanit… Një organizim aq i madh, me u sulmu policia në shtetin e vet, patjetër se po (Serbia duhet të dënohet nga Bashkësia Ndërkombëtare)… Për momentin jo (nuk do të jap dorëheqje), por të shohim. … Ende neve nuk na është dorëzuar diçka zyrtarisht për dorëheqje, as nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe as nga ndërkombëtarët. Derisa nuk na vie diçka zyrtarisht, është shumë herët me dhënë një mendim rreth kësaj”, tha ai.

Peci, i cili po vazhdon të kryej detyrën e kryetarit që gati pesë muaj nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, tha se deri tani nuk ka pasur vizita nga qeveritarët, ndonëse pranon se komunikon përmes emailit dhe telefonit, kryesisht me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Mirëpo, Peci, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, bëri të ditur se vizitat nuk kanë munguar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe bashkëpartiakët tjerë, nga të cilët tha se ka marrë edhe këshilla e sugjerime.

Ai shprehet të mos jetë i sigurtë nëse do ta përfundojë mandatin e plotë të kryetarit, pasi që siç tha, gjithçka në veri ndërlidhet me rrethanat politike.

Peci flet edhe për interesimin e shtuar të qytetarëve serbë të Zveçanit për t’u pajisur me dokumente personale, të cilët kërkojnë shërbime në objektin e improvizuar komunal në Kelmend.

Peci: Gjithçka në veri ndërlidhet me politikën

“Nga qeveria ta them të vërtetën pak e hiç kemi vizita, por nuk na mungon komunikimi përmes emailit, telefonit… Zakonisht komunikoj me ministrin e Pushtetit Lokal, Krasniqin…Po, ka qenë kryetari (i PDK-së, Memli Krasniqi v.j.), pastaj edhe të tjerët kanë qenë. Kështu që nga partia nuk mungojnë këshillat, as vizitat… Nuk e di (nëse do ta përfundoj mandatin e plotë si kryetar v.j.), gjithçka në veri ndërlidhet me politikën, andaj të shohim… Është interesim i madh i qytetarëve serbë, do të thotë për çdo ditë vinë për dokumentacion të tyre. Gjithmonë shërbehen me dokumentacion të nevojshëm dhe numri i të interesuarve është shumë më i madh sesa ditët e para’, ka thënë Peci.

Ndryshe, derisa kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ushtron detyrën nga objekti komunal në veri të Mitrovicës dhe Lulzim Hetemi që udhëheqë Leposaviqin, po qëndron brenda në komunë për më shumë se katër muaj, Ilir Peci së bashku me kryetarin e Zubin Potolut, Izmir Zeqiri, kryejnë detyrat nga ambientet alternative.

 

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë
LAJME

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës
LAJME

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale
LAJME

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota
LAJME

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit
LAJME

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Next Post
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim, kur do të ketë rënie të temperaturave

Ditët e fundit të tetorit të nxehta, ky është parashikimi i motit

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

07/01/2026
KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

07/01/2026
E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

03/01/2026
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Dhunë në familje në Mitrovicë: Burri rrah dhe kanos bashkëshorten, i sekuestrohen armë dhe mbi 150 fishekë

03/01/2026
Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

02/01/2026

Hajrulla Çeko: Shtëpia e masakrës së 15 prillit 1999 në Mitrovicën e Veriut po shndërrohet në muze kujtese

31/12/2025
Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

21/12/2025
Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

19/12/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com