Studentë e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë përmes Parlamentit Studentor kanë kërkuar ndihmë për kolegun e tyre, Llukman Ahmeti
I riu nga Mitrovica gjatë verës kishte pësuar një aksident shunë të rëndë dhe tani ndodhet për trajtim në Turqi ku nevojitet ndihma e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Të dashur koleg/e
Kolegu ynë Llukman Ahmeti student në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë, para pak muajsh pati një aksident të rëndë. Ai është duke u trajtuar në një spital në Turqi dhe aktualisht është në gjendje shumë të rënduar shëndetësore, fatkeqësisht për momentin është në gjendje të paralizuar!
Ai dhe familja e tij kanë nevojë për ne dhe sado e vogël të jetë ndihma jonë është e mjaftueshme për ta, pasiqë trajtimi mjekësor është i papërballueshëm për ta.
Në emër të Parlamentit Studentor dhe në emër të familjes së tij ju lusim secilin prej jush që të kontribuojë me aq sa ka mundësi, në llogarinë e babait të tij të shënuar më poshtë.
Gjithashtu iu njoftojmë se nga dita e nesërme (15.11.2023) ne si Parlament Studentor do jemi në kampusin e Universitetit “Isa Boletini” dhe në sheshin Isa Boletini në Mitrovicë.
Ta ndihmojmë shokun tonë, të bëhemi së bashku për Llukmanin që po lufton me jetën dhe t’i tregojmë se na ka afër tani më shumë se kurrë!
Për çdo detaj mund të informoheni nga babai i Llukmanit, Nexhdet Ahmeti.
Numri: 049213352.
ose të kontriboni:
Emri i përfituesit: Nexhdet Ahmeti
Banka: Raiffeisen Bank
Swift Code: RBKOXKPRXXX
IBAN: XK051503001005995853





























