Asnjë fjalë nuk ka dalë nga goja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti lidhur me grevën e minatorëve në minierën e Trepçës që prej kur ka filluar greva, tash e 10 ditë.
Në anën tjetër, veç Kurtit, as Qeverisë së Kosovës e Kuvendit duket se nuk po iu bëhet vonë për grevën e minatorëve, por kështu nuk ishte gjithmonë.
Opozitari Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje e vitit 2018 gjasmë do të zhgënjeheshin me sjelljen e Kurtit dhe LVV-së në Qeveri. Kjo pasi në vitin 2018, ky subjekt politik kishte realizuar një video të gjatë në minierën e Trepçës dhe kishte mbështetur fuqishëm protestën e minatorëve, shkruan Paparaci.com.
“Fjala e minatorëve”, ishte titulluar video, ndërsa thuhej se mes tyre gjendet memoria, forca dhe dëshira për një jetë me dinjitet, por po ashtu thuhej se aty VV kishte gjetur arsyen dhe të drejtën absolute për të protestuar. Protestën e atëhershme LVV thoshte se duhet të bëhet ndaj pushtetit “që përçmon dhe abuzon pasurinë kombëtare”.





























