Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një rast në Vushtrri ku një 38-vjeçar u shoqërua në stacion policor, pasi u kap me 19 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Atij iu bastis edhe lokali dhe banesa e tij, ku u gjet një kavanoz i mbushur me marihuanë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që kap në flagrancë nga Policia është Astrit Idrizi.
Me vendim të prokurorit, ndaj Idrizit është iniciuar rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet ipafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.