Dje në të gjitha mediet e vendit u raportua për rastin e një fëmiu që u mbyt në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.
“Qyteti i Mitrovicës” ka arritur që ta sigurojë ekskluzivisht identitetin e fëmiut të vdekur.
Siç ka mësuar portali, 12 vjeçari që vdiq dje quhet Muhamed Deliu me banim në Shipol të Mitrovicës.
I ndjeri ishte futur në kanal për t’u larë, gjersa jashtë ujit kishte lënë rrobat dhe bicikletën.
I njejti është me prejardhje nga fshati Broboniq dhe është i biri i Fadil Deliut, ish-veteranit të UÇK-së.