Bordi i Përkohshëm i ndërmarrjes “Trepça” sot ka shkarkuar nga pozita e sekretarit të ndërmarrjes Fisnik Tmavën.
Ky vendim dyshohet të vije me qëllimin për vendosjen në këtë pozitë të një zyrtari tjetër të ndërmarrjes.
Veriu.info mëson nga burimet e saj se në pozitën e sekretarit po synohet të emërohet zyrtari ligjor i kësaj ndërmarrjes, Arianit Voca.
Voca ushtron që një kohë pozitën e zyrtarit ligjor, kurse tani synohet të avancohet në pozitë shumë të rëndësishme brenda ndërmarrjes.





























