Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar në një motel më 29 maj në Mitrovicë.
Personi që dyshohet se e ka dhunuar atë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njoftoi Policia në raportin e saj 24-orësh.
“Është arrestuar me 05.06.2022 i dyshuari pasi që i njëjti është paraqitur në stacionin policor, nën dyshimin se më 29 maj, në një motel ka dhunuar viktimën e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.