Një shtetas kosovar dje ka raportuar në Polici se i është djegur vetura e tij me targa të Serbisë në rrethana të panjohura, shkruan “Mitropol”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur zjarrfikësit dhe kanë lokalizuar zjarrin, siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur dje rreh orës 04:00 në rrugën ‘Agim Ramadani’ në jug të Mitrovicës.
Policia ka arritur ta identifikojë e arrestojë një person të cilin e ka dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.





























