“Unë kam një vizitë në SHBA, një javore, të aranzhuar kohë më parë që fillon javën e ardhshme, fluturoj të dielen për në Uashington. Atje kemi takime në Departamentin e Shtetit, takime me kongresmenë, senatorë, institucione të sigurisë amerikane, figura politike të rëndësishme atje si pjesë e angazhimit tonë politikë, ka traditë LDK me SHBA-në”, tha ai.
Abdixhiku e bëri të qartë, se në shtetin amerikan, nuk po shkon për t’i bërë opozitë Qeverisë, “për dallim nga populistët”, siç shtoi vetë ai.
“Atje do të bëj përfaqësimin e pikëpamjeve tona sa i përket zhvillimit të vendit, e jo të bëjë opozitë kundër Qeverisë, unë asnjëherë nuk bëj opozitë jashtë vendit. Për dallim prej populistëve, unë nuk dal jashtë vendit ta shaj vendin tim. Me miqtë tanë do të flas hapur dhe drejtë, siç kemi folur çdo herë, për pikëpamjet tona dhe relacionet që vendi ynë duhet të ketë me ShBA-në”, ka thënë kryetari i LDK-së.
Në anën tjetër, Krasniqi përveç vizitës në Washington do të zhvillojë takime edhe në Bruksel.
Lideri opozitar tha se do ta takojë emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, derisa përmendi edhe takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare e në Kongres.
“Do të zhvilloj takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare si dhe Kongres, në dy dhomat: në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. E përtej kësaj, do të kem takime dhe pritje edhe në disa prej instituteve the think-tanks kryesore amerikane, të ndërlidhura qoftë në Partinë Demokratike apo Partinë Republikane, siç është Këshilli i Atlantikut, Fondacioni Haritage e kështu me radhë”, tha ai.





























