Për shkak të sabotazhit që po ua bën kompania e menaxhimit të mbeturinave e Zubin Potokut, sot KRM “Uniteti” për herë të dytë i ka dalë në ndihmë fshatit Çabër që banohet me shqiptarë.

Pra, sot KRM “Uniteti” në fshatin Çabër ka bërë zbrazjen e kontejnerëve të mbeturinave dhe pastrimin e hapësirave për rreth tyre.

KRM “Uniteti” mbetet i përkushtuar që asnjë shqiptarë në pjesën veriore të mos ndihet i lënë anash për shërbimin që ne e ofrojmë si kompani.





























