Policia Rajonale e Mitrovicës ka konformuar se viktima është një 56 vjeçar, ndërsa vozitësi që dyshohet se e goditi atë, ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur këmbësorin (viktimën) m /k/sh, rreth 56 vjeçar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Kamioni i cili shaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarje. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojn hetimet për aksidentin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale, Avni Zahiti.





























