Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Policia nis hetimet për pamfletet kërcënuese në veri

13/09/2024
in LAJME
Policia nis hetimet për pamfletet kërcënuese në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka konfirmuar nisjen e një hetimi lidhur me pamfletet kërcënuese të shpërndara në veri të vendit.

Sipas konfirmimit të zëvendësdrejtorit të policisë për veriun, Veton Elshani, pamfletet kanë përmbajtje urrejtjeje dhe janë identifikuar në disa lokacione në veri.

Rasti është iniciuar nga Prokuroria Speciale si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

Elshani për Indeksonline ka theksuar se, për momentin, nuk ka të dyshuar ose të arrestuar në lidhje me këtë rast.

“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi hasur në pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër te prokurorisë speciale rasti iniciohet si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”. Nuk kemi të dyshimtë e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, ka thënë Elshani.

Këto pamflete me mbishkrime kërcënuese raportohet se janë shfaqur mbrëmjen e së enjtes në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin e Banjskës.

“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri”, thuhet në pamfletet e vendosura në veri sipas raportimeve.

Përveç kësaj, krahas fotografive të publikuara bëhet thirrje edhe që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

Fotografitë ku shihen pamflete të tilla janë postuar në rrjetin social Telegram, nga kanali serb “Koridor”.

Po ashtu, këto pamflete vijnë edhe pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për “masa serioze” ndaj Kosovës brenda 72-orësh.

Prokuroria Speciale dy ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj rastit terrorist të Banjskës. Në këtë rast të përfshirë janë 45 serbë, në mesin e tyre kryekrimineli Millan Radojçiq.

Related Posts

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë
LAJME

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale
LAJME

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës
LAJME

07/01/2026
Next Post
“Po gabojnë me fishkëllima”, Trajkoviq i komenton protestat e serbëve ndaj zyrtarëve të Kosovës

LAJMET E FUNDIT

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

07/01/2026
KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

03/01/2026
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Dhunë në familje në Mitrovicë: Burri rrah dhe kanos bashkëshorten, i sekuestrohen armë dhe mbi 150 fishekë

03/01/2026
Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

02/01/2026

Hajrulla Çeko: Shtëpia e masakrës së 15 prillit 1999 në Mitrovicën e Veriut po shndërrohet në muze kujtese

31/12/2025
Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

21/12/2025
Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

19/12/2025
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Arrestohet mitrovicasi, dyshohet se dhunoi një grua

03/12/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com