Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Prona ‘Mollë sherri’ mes dy shqiptarëve e serbëve në Frashër të Mitrovicës

06/10/2023
in LAJME
Prona ‘Mollë sherri’ mes dy shqiptarëve e serbëve në Frashër të Mitrovicës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Parcela prej 71,68 ari është bërë shkak i mosmarrëveshjeve që çuan deri në gjykatë tri palët të përfshira në këtë rast.

Xhevat Hasani, Izet Feka, Goran dhe Ljubica Radivojeviq, kanë pretendimet e tyre rreth pronësisë së kësaj toke në fshatin Frashër të Mitrovicës, i cili edhe njihet si vend me probleme të tilla pronësie.

Xhevat Hasani pretendon se Izet Feka ka blerë pronën e tij.

Në fakt, kjo pronë nuk është në emrin e Hasanit, por që ekziston një shkresë, e cila sipas tij vërteton se qysh nga vitet e 70-ta kjo tokë është blerë nga familjarët e tij dhe është punuar nga ta që nga ajo kohë.

Si nisi mosmarrëveshja?

Ky problem pronësor kishte filluar qysh vitin e kaluar, kur Izet dhe Muhamet Feka kishin blerë një pronë afër pronës së Xhevat Hasanit. Mosmarrëveshjet kishin nisur qysh nga ky rast, ku për të shkuar në pronën e tyre që tashmë e kishin blerë, i duhej që patjetër të kalonin në pronën e këtij të fundit dhe kështu kishin filluar mospajtimet e para.

Pas kësaj, Izet Feka kishte blerë edhe pronën ngjitur, për të cilën Xhevat Hasani pretendon se është e tij.

Siç shpjegojnë të dyja palët, prona që Izet Feka kishte blerë tashmë, nuk kishte dalje në rrugë e që sipas Xhevat Hasanit kjo ishte edhe arsyeja që ai e kishte blerë.

Kjo nuk kishte kaluar pa mosmarrëveshje mes palëve, ku ishte dashur të ndërhyjë edhe policia.

“Kur kemi shku në stacion me dhanë deklaratë, aty ma ka prezantu polici hetues certifikatën kadastrale që pronën tem e ka ble edhe e ka qit në emrin e vet”, ka thënë Hasani.

Në fakt, marrëveshja dhe nënshkrimi i kontratës për blerjen e kësaj prone ishte bërë mes Izet Fekës dhe Goran Radivojeviq dhe jo me familjen Hasani.

Kjo për shkak se pas mospajtimeve të njëpasnjëshme mes dy familjeve, për këtë parcelë në Frashër, Izet Feka kishte kërkuar për Radivojeviq për ta blerë nga ai, babai i të cilit e kishte poseduar këtë tokë më parë, për të cilën Hasani thotë se ka qenë familja e tij që e ka blerë nga ai.

“Ju kemi thanë po jua blejmë, por hiq nuk kanë leju. Atëherë ne jemi detyru me lyp pronë prej serbit, e kemi gjetë atë pronë, e kemi gjet pronarin, e kemi ble, ja kemi dhanë të hollat, e kemi ba kontratën, ka dal prona në emrin tonë. Na jemi shku pastaj me i bashku parcelat”, thotë Feka.

Por Hasani thotë se: “Ne kemi dashtë atë pronën që s’ka qenë e jona që kanë ble, me e ndërru, na me i’a jep një pronë tjetër. Edhe e kish ble pronën”.

Si erdhi deri te nënshkrimi i kontratës për blerjen e kësaj toke?

Lidhur më këtë, Hasani dhe avokati i tij Kadri Osaj pretendojnë se arritja deri tek kjo marrëveshje mes Fekës dhe Radivojeviq, përmban shkelje ligjore dhe manipulime të tjera me dokumentacionin pronësor nga ana e Izet Fekës dhe po ashtu Ubejd Gashit.

Ky i fundit ka një zyrë juridike në Mitrovicë përmes së cilës ishte lidhur kjo marrëveshje për blerjen e asaj prone.

Xhevat Hasani thotë se me këtë rast ata kanë vepruar kundërligjshëm duke i përpiluar dy palë dokumente, dy kontrata.

“Prona ka kushtu 18 mijë euro, ama atij ja kanë dhanë dy kontratat, 8 mijë edhe 18 mijë euro, serbi i ka marrë 8 mijë euro, a në kontratë i shkruan 18 mijë euro. Prona ka vlerë më së paku 70 mijë euro, është 71 ari, a është shitur sipas kontratës, 18 mijë euro”, ka thënë ai.

Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe avokati i tij Kadri Osaj.

“Për me e arsyetu veprimin e vet dhe me mujt me e regjistru në kadastër, e kanë lidhë këtë marrëveshje te ndërmjetësuesi, thotë baba jem ta ka shit ty, në vitin 2002 e po ta përkthej tokën, një ditë prapa e mohojnë këta, thonë se po shitet me 20.02.2023”, tha Osaj.

Pra, sipas tyre në marrëveshjen e lidhur në zyrën juridike të Ubejd Gashit, shitësi dhe blerësi dëshmojnë se kanë lidhur kontratë të falsifikuar dhe kanë dëshmuar që shitblerja e kësaj prone nuk është bërë fare në kohën kur ata pretendojnë në dokumente, në vitin 2002, por është bërë në vitin 2023.

“Ka pasë edhe probleme të tjera këtu në fshat, me njerëz të tjerë. Ubejd Gashi është i përfshirë në çdo vepër që është ba penale, që janë ble tokat me letra e dokumente fallce”, ka thënë tutje Hasani.

Të gjitha këto pretendime i ka hedhur poshtë Ubejd Gashi, në zyrën e të cilit janë nënshkruar të gjitha kontratat për shitblerje.

“Serbi thotë që toka është shitur sot edhe unë e kam ble sot në 2023, nuk është problem ajo”.

Madje ai thotë edhe për shkresën për të cilën Xhevat Hasani dhe avokati i tij thonë se vërteton për të drejtën e tyre ligjore mbi këtë pronë, se nuk është fare e vlefshme.

“Ai dokument nuk ka numër të parcelës as kurgjo”.

Të njëjtën e ka pohuar edhe, tashmë pronari i kësaj toke, Izet Feka.

“Ai nuk ka pasë kurrfarë dokumenti që e ka ble pronën, kurrfarë dëshmie s’ka pasë, absolutisht s’ka pasë kurrfarë dëshmie”.

“S’ka kurrfarë dyshime këtu. As s’është prona e tij, as s’u kanë pronë kurrë e tij”.

E në anën tjetër, Goran Radivojeviq dhe motra e tij Ljubica Radivojeviq, sipas avokatit të tyre dhe dëshmitarëve në seancën dëgjimore që është mbajtur, janë duke pretenduar se është manipuluar me nënshkrimin e asaj kontrate nga Ubejd Gashi duke deklaruar në gjykatë se ai nuk ka qenë në dijeni se kjo pronë ishte e Xhevat Hasanit duke thënë po ashtu se është i gatshëm që t’i kthejë mbrapsht të hollat e asaj prone dhe t’i paguaj shpenzimet e gjyqit për t’iu kthyer ajo tokë në pronësi familjes Hasani.

Se është mashtruar me nënshkrimin e asaj kontrate e ka pohuar edhe vetë avokati i Radivojeviq, Dejan Vasiq.

Ai tutje tha se edhe pala e tij kishte qenë e pajtimit lidhur me propozimin për dhënien e masës së përkohshme, kërkesë të cilën e kishte refuzuar gjykata.

Ndërsa i pyetur nëse konkretisht Ubejd Gashi ka manipuluar klientët e tij Goran dhe Ljubica Radivojeviq , Vasiq thotë se për këtë çështje, përgjigjen do e japin organet kompetente duke shtuar edhe njëherë se klientët e tij pretendojnë se janë mashtruar me nënshkrimin e asaj kontrate.

“Për zbardhjen e kësaj çështje, unë propozova që të dëgjohen dëshmitarë, të cilët dyshoj se i kanë bindur klientët e mi që të shesin tokën që ka qenë trashëgimia e tyre nga babai i tyre, për të cilën ata nuk dinin”, ka thënë Dejan Vasiq.

Vendimi i Gjykatës Themelore

Lidhur me të gjitha këto, Xhevat Hasani dhe avokati i tij Kadri Osaj në qershor të këtij viti kishin paraqitur padi dhe propozim që të caktohet masa e sigurisë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kundër të paditurve Muhamet Feka, Goran Radivojeviq dhe Ljubica Radivojeviq, ku kanë kërkuar që të vërtetohet se Xhevat Hasani është pronar i kësaj parcele.

Ata po ashtu kanë kërkuar nga kjo gjykatë që të caktohet edhe masa e sigurisë ashtu që t’i ndalohet të paditurve shitja apo futja në hipotekë e pronës në fjalë.

Ky propozim i tyre ishte refuzuar nga gjykata.

“Refuzohet propozimi i propozuesit- paditësit, me të cilën ka kërkuar që të caktohet masa e sigurisë ashtu që i ndalohet të paditurve – kundërpropozuesve shitja, futja në hipotekë, vërtetimi dhe përpilimi i ndonjë kontrate të shitblerjes nga ana e noterëve të paluejtëshmërisë”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Kjo me arsyen se gjykata kishte vlerësuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së sigurisë ngase nuk ekziston rreziku se pa caktimin e kësaj mase pala kundërshtare mund të i’a pamundësojë apo vështirësojë realizimin e kërkesës.

Kundër këtij vendimi të gjykatës ishte edhe avokati Osaj i palës paditëse, duke theksuar edhe njëherë se fakti i blerjes së asaj prone në vitin 78’ dhe punimi i asaj toke për vite me radhë i jep të drejtë klientit të tij.

“Baza juridike e klientit tim është më e fortë, sepse kush më i pari për nga koha aq më i fortë nga e drejta”.

Ai po ashtu tha se për këtë rast kanë ushtruar edhe një fletëparaqitje tek policia që të inicohet procedurë penale, ngase konsiderojnë që është bërë legalizim i përmbajtjeve të pavërteta me dokumentacione, siç i quan ai fiktive, të cilat janë në kundërshtim me realitetin.

Për shkak të ankesës së tyre ndaj këtij aktvendimi të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, lënda ka kaluar në Gjykatën e Apelit, ku e njëjta e  ka prishur vendimin e Gjykatës Themelore duke aprovuar kështu kërkesën e paditësit për caktimin e masës. Ndërkaq lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së parë për procedim të mëtutjeshëm./Kallxo.com/

 

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë
LAJME

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës
LAJME

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale
LAJME

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota
LAJME

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit
LAJME

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Next Post
200 ushtarët britanikë arrijnë në Kosovë, NATO: Një hap i kujdesshëm për të siguruar përmbushjen e mandatit

200 ushtarët britanikë arrijnë në Kosovë, NATO: Një hap i kujdesshëm për të siguruar përmbushjen e mandatit

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

07/01/2026
KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

07/01/2026
E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

03/01/2026
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Dhunë në familje në Mitrovicë: Burri rrah dhe kanos bashkëshorten, i sekuestrohen armë dhe mbi 150 fishekë

03/01/2026
Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

02/01/2026

Hajrulla Çeko: Shtëpia e masakrës së 15 prillit 1999 në Mitrovicën e Veriut po shndërrohet në muze kujtese

31/12/2025
Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

21/12/2025
Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

19/12/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com