Çështja e automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia të cilat po qarkullojnë rrugëve të veriut të vendit, vazhdon të mbetet sfidë për Policinë e Kosovës.
Sipas tij, qytetarë të shumtë të veriut kanë shprehur interesim edhe për përkthimin e patentë-shoferëve të lëshuara më herët nga sisteme të vjetra, në ato të Kosovës. Ai theksoi se këto kërkesa të qytetarëve janë adresuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe janë në pritje të një vendimi nga qeveria.
Elshani ka potencuar se jeta në veri po i kthehet normalitetit gradualisht, ndërsa përmendi Serbinë si faktorin kryesor destabilizues të kësaj pjese të territorit të Kosovës.





























