Ka shumë raportime se e moshuara që shihet derisa dhunohet në videon e tmerrshme nga Peja raportohet të ketë qenë nënë e dëshmorit nga lufta e fundit në Kosovë. Për një gjë të tillë ka shkruar edhe z. Blendi Zymi, por edhe të tjerë.
“Këtë nanë që e patë në video, nën okupimin serb, milicia e atëhershme ja kanë marrë djalin prej dorës të gjallë për të mos e pa më kurrë. Kaq sa na përket neve si popull.” – u shpreh z. Zymi.
“Nana e videos është nanë e dëshmërit. Këtë informatë ma dha një mik imi nga Gjakova.”
Çka ndodhi?
Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.
Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.
Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.
Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.





























