Të hënën Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut.
I njejti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, njofton “Mitropol”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, thuhet në raportin e Policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. I njëjti është dërguar në mbajtje, vuajtje të dënimit”., thuhet në raport.





























