Sot në Mitrovicën e Veriut është paralajmëruar protestë nga pensionistët e komunitetit serb.
Protesta do të mbahet në ora 12:00.
Kjo protestë është mbështetur edhe nga Lista Serbe.
Aryset pse është thirrë kjo protestë janë për shkak vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb.
Në anë tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video duke folur në gjuhën serbe, ku shpjegon arsyet e ndalimit të dinarit.
“I vetmi ndryshim është se nga 1 shkurti, paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë, siç nuk mund të bëhet në asnjë shtet demokratik, por mund të vijnë përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro”, tha Albin Kurti.
“Përmes llogarisë bankare mund të merret edhe ndihma për komunitetin serb, e dërguar nga qeveria e Beogradit, e pranuar në euro dhe e regjistruar përmes llogarisë bankare për hir të transparencës dhe vendosjes së ligjshmërisë. Në këtë mënyrë, shuma e parave të dërguara nga Beogradi do të përputhet saktësisht me paratë që do të merrni në Kosovë”,tha ai.