Ndikimi i drejtpërdrejtë i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në tensionimin e situatës në veri të Kosovës, Sveçla thotë se “erdhi në formën e mobilizimit, financimit dhe mbështetjes logjistike”.
“Përveç kësaj, ishin forcat e armatosura serbe, të cilat ishin vendosur në kufi si kërcënim. Sigurisht që ka pasur ndikim edhe nga Rusia si dhe nga organizatat kriminale në rajon, të cilat për vite me radhë e kanë keqpërdorur veriun e Kosovës si pikë transporti për mallra, drogë, madje edhe njerëz dhe kanë mundur të nxjerrin fitime të mëdha. Të gjithë këta faktorë janë kombinuar për të destabilizuar jo vetëm veriun e Kosovës, por të gjithë vendin”, tha ai.
Sveçla thotë se heqja e barrikadave u arrit “me ndihmën e partnerëve”.
“Me ndihmën e partnerëve tanë, ne kemi arritur gjithashtu të sjellim një de-eskalim, por bazuar në përvojën e kaluar kjo është padyshim vetëm e përkohshme”, tha ai.
Për situatën në veri të vendit, Sveçla thotë se “ishim dhe jemi të shqetësuar, por aspak të frikësuar”.





























