Trepça ka shpallur konkursin për kryshef të ri.
Kjo ishte njëra nga kërkesat e minatorëve që u ngujuan në grevë 10 ditë.
Njoftimi i plotë dhe kushtet për t’u bërë kryeshef i Trepçës janë këto:
Konkurse për Kryeshef Ekzekutiv të Trepça Sh.A dhe Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit
Mitrovicë
13.11.2023
1.
Pozita: Kryeshef Ekzekutiv i Trepça Sh.A
Vendi i punës: Mitrovicë – Parku Industrial
I përgjigjet: Bordit Mbikqyrës të Drejtorëve
Kohëzgjatja e kontratës: Tri (3) vite, me mundësi vazhdimi, ndërsa performanca e Zyrtarit të Lartë do t’i nënshtrohet vlerësimit të vazhdueshëm nga Bordi i Drejtorëve
Paga: Në pajtim me deklaratën për politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi Mbikqyrës i Drejtorëve
Orari i punës: I plotë
2.
Pozita: Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit
Vendi i punës: Mitrovicë – Parku Industrial
I përgjigjet: Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit Mbikqyrës të Drejtorëve
Kohëzgjatja e kontratës: Tri (3) vite, me mundësi vazhdimi, ndërsa performanca e Zyrtarit të Lartë do t’i nënshtrohet vlerësimit të vazhdueshëm nga Bordi i Drejtorëve
Paga: Në pajtim me deklaratën për politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi Mbikqyrës i Drejtorëve
Orari i punës: I plotë
Afati i fundit për aplikim: 28.11.2023





























