Policia e Kosovës po e vazhdon bastisjen edhe në një shtëpi në Leposaviq, të pranishëm edhe forca të EULEX-it
Policia e Kosovës është duke vazhduar akoma bastisjet në Leposaviq.
Gjatë bastisjes së një shtëpie, në vendin e ngjarjes të pranishëm janë edhe forca të EULEX-it.
Ndryshe, që nga mëngjesi i 17 tetorit, Policia e Kosovës është duke i zhvilluar disa bastisje në veri të Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se gjithçka është duke shkuar në rregull dhe se nuk ka asnjë të arrestuar.






























