Në videon e siguruar nga portali ynë shihet se si telat rrezikuan kalimtarët e rastit dhe banorët e lagjës
Ankohen banorë në periferi të lagjes së Bairit më saktësisht në rrugen “Ajet Bajrami“, rryma e dobët, po i’a prishë paisjet e tyre të punës si dhe paisjet elektrike shtëpiake
Tutje sipas banorëve përveq rrymës së dobët e cila sillet në të tri fazat nga 90-130 V, kan edhe ndërprerje të ndonjë faze 5-6 her në ditë, shkruan Qyteti i Mitrovicës.
Ata shprehen të zhgënjyer nga KESCO dhe KEDS që mbeten në këtë gjendje me energji elektrike të dobët si dhe apelojnë se nese nuk ndërrmarin masa të gjithë banorët do të dalin në protest deri në plotësimin e kushteve normale jetike të rrymës në perfieri të Bairit.




![Telat e rrymës rrezikojnë banorët në periferi të lagjes së Bairit më saktësisht në rrugen “Ajet Bajrami“ [ VIDEO ]](http://qytetimitrovices.com/wp-content/uploads/2022/12/Screenshot_20221222-215744_Facebook-750x375.jpg)

























