Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat kufitare të Bërnjakut e Jarinjës ende nuk janë të lira për qarkullimDy pikat kufitare ajo në Bërnjak dhe Jarinje janë ende të mbyllura për qarkullim.
Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Ndërkaq në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje e as në dalje.
Sipas njoftimit të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç dy pikave në Bërnjak e Jarinje.






























