Sipas raportit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:40 gjatë ditës së djeshme ndërsa të përfshirë kanë qenë një veturë me targa RKS dhe një tjetër me targa serbe.Policia njofton se drejtuesi i veturës me targa RKS ishte një mashkull kosovar ndërsa ai me targa të huaja ishte boshnjak shtetas i Serbisë.
Aksidenti si pasojë ka lënë të lënduar njërin nga vozitësit i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar për në shtëpi.






























