Tash e pesë vite, Fatime Lahi nga Shipoli i Mitrovicës, jeton vetëm me djalin e saj 13 vjeçar në kushte të rënda ekonomike.
Nga të gjitha dhomat e kësaj shtëpie, vetëm një e ka të shfrytëzueshme.Meqenëse e gjithë shtëpia nuk ka as izolim, hall i saj janë temperaturat e ulëta dhe dimri i ftoftë.
Edhe drutë për ngrohje që i ka aktualisht, thotë se nuk janë të mjaftueshme.
Ajo tregon se ka vështirësi edhe për të siguruar ushqim për djalin e saj.
Asaj i është ndalur edhe ndihma sociale, të vetmin burim financiar që ka pasur.
Fatime Lahi kërkon nga bamirësit që t’i dalin në ndihmë, në veçanti gjatë kësaj periudhe të dimrit.






























