Burimet e Gazetës Sinjali brenda Gjykatës Themelore në Mitrovicë bëjnë me dije se 22-vjeçari sot ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake. Sipas të njëjtave burime, Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
22-vjeçari dyshohet se ka pasur raport intim me një 15-vjeçare, e cila së fundi u raportua e zhdukur nga familja e saj.






























